KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS
Partia për Veprim Demokratik ka lajmëruar opinionin se përfundimisht është arritë marrëveshje midis tri partive politike shqiptare për pjesmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Sërbi.
PVD lëshon këtë komunikatë:
Arrihet Marrëveshje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.
Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim