Monday, October 7, 2024
spot_img

Latest Posts

Shaip Kamberi: ngjarjet destabilizuese në Bosnjë të orkestruara nga Vuçiç

Deputeti shqiptar në Serbi z Shaip Kamberi ka akuzuar presidentin Serb Vuçiç si orkestrues i ngjarjeve destabilizuese në Bosnjë.

Postimi i Kamberit:

NGJARJET DESTABILIZUESE NË BOSNJE DHE SANXHAK PO FRYMËZOHEN NGA VUÇIQI PËR T’U PARAQITUR SI FAKTOR STABILITETI. BE DHE SHBA NUK DUHET T’IA TOLEROJNË TUTJE POLITIKËN E PIROMANIT DHE ZJARRFIKËSIT Presidenti Vuçiq vazhdon politikën e tij të piromanit dhe zjarrfikësit.

Në njërën anë frymëzon ngjarjet ose delegon njerëzit e tij në Banja Llukë, Novi Pazar, Priboj, Prijedor etj, ndërsa në anën tjetër paraqitet si paqeruajtës. Krejt këto që po i shohim këtyre ditëve në Bosnje dhe Herzegovinë e Sanxhak kanë një qendër inspiruese:

Beogradin dhe kanë një emër politik përbashkues: Aleksandër Vuçiqin. Presidenti Vuçiq po instrumentalizon ultranacionalizmin serb dhe grupet e së djathtës ekstreme për të frikësuar me destabilitet dhe për t’u pozicionuar pastaj si faktor i pashmangshëm stabiliteti, në dobi të ruajtjes dhe zhvillimit të pushtetit të tij autokrat.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet t’ia tolerojnë tutje këtë politikë. Presidenti Vuçiq po vërteton çdo ditë e më shumë se nuk është as faktor stabiliteti, as pro-evropian dhe as i djathtë liberal-konservator.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.