Monday, October 7, 2024
spot_img

Latest Posts

Drejtuesit e Aleancës për Luginën, takim me ambasadorin Canaj

Drejtuesit e Aleancës për Luginën (AL), Armend Aliu dhe Ilir Sadriu, janë pritur në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

Drejtuesit e Aleancës për Luginën (AL), Armend Aliu dhe Ilir Sadriu, janë pritur në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

Me këtë rast, zyrtarët e AL-së kanë përgëzuar diplomatin shqiptar për akreditimin e tij si dhe kanë shprehur gatishmërinë e subjektit të tyre për të bashkëpunuar me shtetin shqiptar.

Postim nga Aleanca për Luginën:

Pas akreditimit zyrtar të Sh.T. z, Bardhyl Canaj si Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, shfrytëzuam rastin për të bërë një vizitë dhe për t’i dërguar urimet tona për punë të mbarë dhe suksese si dhe për ta njoftuar për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Shprehëm mirënjohjen tonë të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e Ambasadorit Canaj dhe të shtetit shqiptar në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Aleanca për Luginën vlerëson se përkrahja e shtetit shqiptar është kruciale për shprehjen e vullnetit të thellë të popullit shqiptar për të ruajtur identitetin dhe për të promovuar bashkërendimin kombëtar.

Për të shfaqur respektin dhe vlerësimin tonë për punën e Ambasadorit Canaj, kemi dorëzuar një dhuratë, një pikturë të veçantë me motive nga Presheva, punuar në gurë nga artisti jonë Shqipërim Fejzullahu.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.