Sipas të dhënave të fundit të Entit përmbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19janë testuar 673 persona, prej të cilëve 205 kanë rezultuar pozitivë ose 30 për qind e të testuarëve.
Numri i të infektuarve është ende në rritje në të gjitha komunat e qarkut.
Më së shumti raste pozitive janë në Vranjë 142 – persona, pasuar nga Surdulica me 25 dhe Vlladiçin Hani me 16.
Tërgovishta dhe Presheva janë komuna me nga katër raste të reja, ndërsa një rast i infektimit me Covid – 19 është regjistruar në Bosilegrad.
Në spitalin Kovid të QSH Vranjë ndodhen 12 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni.
6 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit një pacient është shtruar për trajtim spitalor ndërsa asnjë nuk është lëshuar nga spitali.
Dy pacientë janë transportuar për trajtim të mëtutjeshëm në Nish dhe Krushevc.