Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Sot shorti i Ligës së Kampionëve

Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.Hedhja e shortit do të nisë në orën 12:00 .

Rrethi i 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve: Ekipet e kualifikuaraFituesit e grupeve: Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid.

Vendet e dyta në grup: Atletico Madrid, Benfica, Chelsea, Inter Milan, Paris Saint-Germain, RB Salzburg, Sporting CP, VillarrealSi funksionon shorti?Secili fitues të grupit do t’i bjerë shorti të luajë me vendin e dytë të një grupi tjetër.Megjithatë, ekipet që vijnë nga i njëjti vend dhe që kanë luajtur në një grup në Fazën Grupore, nuk mund të takohen me njëra-tjetrën në këtë rreth.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të luhen më 15/16 dhe 22/23 shkurt 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 dhe 15/16 mars 2022.Rregulli i golit si mysafir nuk vlen më!Për herë të parë që prej sezonit 1966/67, rregulli i golit si mysafir nuk do të përdoret në fazën e eliminimit në këtë garë.

Nëse një takim mbaron baras pas dy ndeshjeve, atëherë do të ketë vazhdime, pavarësisht se sa gola i kanë shënuar si mysafire ekipet. Nëse as pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë takimi vendoset me penallti.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.