Lajmin për sigurimin e teksteve shkollore digjitale e dha Ardita Sinani në Facebook faqen e saj zyrtare:
LAJM I MREKULLUESHËM !NXËNËSIT E LUGINËS ME LIBRA TË NJËJTA ME ATA TË TIRANËS, ME LIBRA TË DIGJITALIZUARA, ME TEKSTE OXFORD DHE CAMBRIGDE
Me dekada ishim pa librat.Me dekada u angazhuam.Me dekada u shpërfillem.Por nuk u nënshtruam. Besuam. Qëndruam. Fituam Më në fund u lejuan edhe 19 komplete dhe tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të ciklit fillor
Nga shtatori, nga klasa e parë e deri në të tetën, të gjithë nxënësit shqiptarë nga Lugina mësojnë me të njëjtat libra dhe tekste, si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë dhe Vlorë Për më tepër, libra të digjitalizuara, libra për mësuesit, libra për mësimnxënie multimediale, fletore pune dhe tekste të Oxford dhe Cambridge
Pra, libra dhe tekste për arsimim dhe edukim modern. Libra që rrisin cilësinë për të qenë konkurrentë me të tjerët
Ky është një lajm tepër i mirë. Lajm i rrallë dekadave të fundit. Një lajm i interesit të përgjithshëm. Një lajm që duhet t’i gëzohemi gjithësecili përtej dallimeve
Si qytetare, si preshevare, si shqiptare, si punëtore e arsimit, si kryetare, ndjehem shumë e lumtur. Natyrisht, respekt i veçantë stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit Ragmi Mustafi për punën e kryer
Falenderime pafund Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, pa e harruar ish-Ministren Besa Shahini, për këmbëngulësinë dhe përkushtimin e saj për zgjidhjen e kësaj problematike. Mirënjohje Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe shefit të saj, Ambasadorin Jan Braathu; Grupit të Ambasadorëve “Miqtë e Luginës”, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve e Dialog Shoqëror, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; Shtëpisë Botuese ALBAS dhe të gjithë kontribuesve
Problemet tona në arsim mbeten jo të pakëta, por kjo është një dëshmi se asgjë nuk është e pamundshme, kur ka vullnet dhe kur kemi politika të mira.Vazhdojmë