Për fillimin e bashkëpunimit me Gostivarin na lajmëron kryetarja e komunës së Preshevës:
Sot ishte radha e Gostivarit të bashkohet me Preshevën 💞
Dita e një partneriteti të ri.
Ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari, që na vlerësoi për partner dhe na nderoi me ftesë për binjakëzim 🙏
Me shumë kënaqësi ju bashkuam.
Nënshkruajtëm Memorandumin. Bashkëbiseduam për mundësitë e përbashkëta. U pajtuam për projekte të ardhme 🤝
Kemi shumë sektorë ku do të punojmë bashkë. Ekonomi, kulturë, arsim, turizëm, mjedis, trashëgimi kulturore dhe natyrore, etj.
E falenderoj shumë z.Taravari dhe bashkëpunëtoret e Tij për mirëpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e Tij për ta lidhur më shumë Gostivarin me Preshevën 👏
Nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit, ky bashkëpunim ndërkomunal me dimension të bashkëpunimit rajonal, jo vetëm pasuron marrëdhëniet dhe forcon miqësitë tona tradicionale përtej kufijve, por edhe lehtëson dhe ndihmon në sigurimin e partnerëve të tjerë të interesuar për përfshirje në aplikime të projekteve me donacione evropiane dhe ndërkombëtare 🇪🇺
Si një nga komunat e mëdha më dinamike në Maqedoninë e Veriut, me diversitet të pasur socio-kulturor dhe projekte zhvillimore në fusha të ndryshme, Komuna e Gostivarit do t’i sjellë Preshevës përvoja dhe praktika të mira për të nesërmen ⏩
Kjo u dëshmua edhe sot gjatë vizitës që zhvilluam në Qendrën rinore “iCan”, Qendrën për Autizëm “Blue Puzzle” dhe shëtitoren e rregulluar përgjatë lumit Vardar 💥
Faleminderit Gostivari ❤️
Urime kjo urë e ngritur sot e mot !