Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Pas përzgjedhjes së kandidates për Prokurorinë Publike Themelore vijnë reagimet nga PVD, APN dhe ADSH

Pas lajmërimit të sotëm për përzgjedhjen e kandidates nga Vranja për pozitën e hapur në Prokurorinë Publike Themelore në Vranjë, vijnë edhe reagimet e spektrit politik shqiptar në Luginë të Preshevës.Më poshtë keni reagimet nga udhëheqësit e partive politike në Luginë:

SHAIP KAMBERI (PVD):

PASI HOQËN PROKURORITË NGA KOMUNAT E LUGINËS, TASH E LËJNË ATË NË VRANJË PA PROKUROR SHQIPTAR – TASHMË ASNJË SHQIPTAR SI HETUES DHE NDJEKËS JURIDIK NË TËRË SERBINË!

Driton Rexhepi nga Bujanoci dhe Fisnik Islami nga Presheva ishin dy shqiptarët që konkurruan për Prokurorinë themelore në Vranjë, që mbulon edhe Bujanocin dhe Preshevën.Asnjëri nuk u pranuan, ani se plotësonin kushtet.Këshilli prokurorial përzgjodhi një kandidate serbe nga Vranja.Kjo, pasi para pak muajve u pensionu i vetmi shqiptar që punonte aty si zëvëndës-prokuror. Tash e tutje, nuk do të jetë asnjë prokuror shqiptar në Prokurorinë themelore, që mbulon një rajon me rreth 30% shqiptarë. Pasi hoqën prokuroritë nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit, tash e lëjnë pa prokuror shqiptar edhe atë në Vranjë.Pra, tashmë nuk ka asnjë shqiptar si hetues dhe ndjekës juridik në tërë Republikën e Serbisë! Kjo është dëshmi e radhës se pushteti serb nuk dëshiron integrimin e shqiptarëve edhe kur ata duan. Aq më pak në drejtësi. Kjo është edhe në shpërputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, të cilat nënvizojnë se në komunat multietnike, struktura e të punësuarëve në organet dhe në institucionet shtetërore duhet t’i përgjigjet strukturës etnike. Me këtë vendim, Këshilli i lartë prokurorial, veç dy dokumenteve bazike, ka shkelur në mënyrë drastike edhe Rregulloren e punës të Këshillit të lartë prokurorial i cili përcakton obligimin e Këshillit, që në procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për “komunat në të cilat gjuha e pakicave është në përdorim zyrtar, të përzgjedhin kandidatin nga përkatësia etnike më pak e përfaqësuar në prokurori”. Kjo normë ka për qëllim harmonizimin e srukturës të të punësuarëve në prokurori me strukturën etnike në territorin të cilin e mbulon ajo prokurori. Një normë e shkelur në mënyrë drastike. Lidhur me këtë rast të ri kam njoftuar edhe përfaqësitë diplomatikë ndërkombëtare të akredituara në Beograd, përfshirë edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që po lehtëson dhe ndërmjetëson komunikimin midis të zgjedhurëve nga Lugina e Preshevës dhe zyrtarëve të pushtetit qendror.

ALTIN BORIÇI (APN):

Mungon interesimi për të integruar shqiptarët në institucionet serbe, përsëri të diskriminuar. Nuk i mjaftoj heqja e prokurorive nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit sot pas pensionimit të vetmit shqiptar që ishte zv. Prokuror, këshilli prokurorial nuk pranuan asnjërin nga kandidat shqiptar edhe pse i plotësonin kushtet.

ARMEND ALIU (ADSH):

Në mesin e 10 kandidatëve për plotësimin e një pozicioni në Prokurorinë Publike Themelore në Vranjë, ishin edhe dy kandidatë shqiptarë, ku të dy i plotësuan kushtet, e njëri nga ta bile edhe u vlerësua me notën maksimale, të njejtë me kandidaten e përzgjedhur.

Këshilli Shtetëror i Prokurorëve me përzgjedhjen e bërë ka vërtetuar edhe një herë tendencën për diskriminim dhe mospërfillje të kuadrove shqiptare, politikë që tanimë është bërë rutinë dhe që fatkeqësisht nuk po gjen përgjigje adekuate nga politika jonë lokale e as nga politika dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Janë këto momente të rëndësishme për mirëqenien tonë, një profesionist i shkëlqyer i anashkaluar në një konkurs të tillë, është një kandidat i radhës për emigrim.Fenomenet e këtilla mund dhe duhet të luftohen vetëm të bashkuar, me një zë dhe për asnjë moment të përçarë në qëndrime, e qëndrimet e tona meritore të mbështeten fuqishëm nga Kosova dhe Shqipëria.

Alternativa Demokratike Shqiptare do të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion për të ngrit zërin kundër këtij vendimi.Armend AliuAlternativa Demokratike Shqiptare

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.