Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Edhe një punësim diskriminues ndaj Shqiptarëve në Luginë – zgjidhet zëvendës prokurori nga Vranja

Sipas një raportimi nga gazeta Bujanovaçke, Këshilli shtetëror i prokurorëve ka propozuar Gjurgjica Gjorgjeviq për zëvendësprokurore në Prokurorinë themelore publike në Vranjë, ndërsa në mesin e kandidatëve ishte edhe Driton Rexhepi nga Bujanoci dhe Fisnik Islami nga Presheva.

Vlen të potencohet se kandidati nga Presheva në vlerësim kishte marr maksimumin e pikëve po aq edhe sa kandidatja e përzgjedhur.

Gjurgjica Gjorgjeviq aktualisht punon në avokaturën publike në Vranjë dhe sipas portalit Vranjenews, ajo do të punojë si zëvendësprokurore në Bujanoc.Në mesin e 10 kandidatëve për plotësimin e një pozicioni në PPTH Vranjë, Gjorgjeviq është vlerësuar me notën maksimale (pesë).

Këshilli Shtetëror i Prokurorëve e ka marrë vendimin në seancën e mbajtur më 31 janar, ndërsa fjalën përfundimtare për propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve e ka Kuvendi popullor.

Edhe ky emërim mbetet si i njëanshëm dhe diskriminues ndaj shqiptarëve e do të kalojë pa protestimin edhe më të vogël nga politika jonë lokale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.