Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Reagon Sami Salihu në lidhje me zgjedhjet parlamentare

Në bazë të këtij reagimi, len të nënkuptohet se parti të caktuara në Luginë të Preshevës tanimë kanë filluar konsultimet për krijimin e listës së përbashkët e siç duket një nga partitë nuk është ftuar. Ndaj këtij fenomeni të mospërfshirjes së të gjitha partive ka reaguar Sami Salihu, kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë. Për cilën parti bëhet fjalë dhe për kë po avokon Sami Salihu mbetet të shihet ditëve në vijim.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Sami Salihut:

“Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe marrë shkas nga përpjekjet që po bëhen për të hyrë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët të shqiptarëve të Lugines. Që shqiptarët të kenë zërin e tyre në parlament, e rëndësishme është të jenë bashkë të unifikuar në pretendimet e tyre. E nëse një listë gjithpërfshirëse është zgjidhja, ftesa për të gjitha forcat politike shqiptare duhet të jetë publike dhe po i tillë duhet të jetë edhe qëndrimi individual i cdo force ndaj kësaj ftese. Vetëm në këto kushte mendoj dhe besoj se diskutimi për krijimin e listës është real, gjithpërfshirës e i suksesshëm. Në të kundërtën mendoj se diskutimet jo publike dhe selektive, janë të kalkuluara nga interesa partiake. Partitë duhet të ftohen përmes një procesi transparent e publik në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe gabimet. Përndryshe, do ti lihej shteg vetem dobësimit të perkeqësimit të faktorit shqiptar në parlament.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.