Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

APN:akuzon PVD-në për korrupsion dhe keqpërdorime

Korrupsioni, kjo dukuri që po i rëndon qytetarët e Preshevës, së fundi është identifikuar me Partinë për Veprim Demokratik, ku në përjashtime simbolike, funksionerëve të lartë të PVD-së po u ngriten aktakuza për korrupsion, shkarkime dhe akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mesa duket brenda strukturave të tyre ky fenomen ka marrë përmasa kolektive, pasi siç mësuam ditët e fundit, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion ndaj kryetares jolegjitime, tashmë është bërë publike se Prokuroria Speciale në Nish po planifikon të ngrit aktakuzë edhe kundër deputetit shqiptarë në Serbi njëherit edhe kryetar i kësaj partie.

Krahas betejave dekadore, shqiptarëve të Luginës po u duhet të përballen edhe me këtë katrahurë politike të shkaktuar nga lidershipi i cili ka keqpërdorur pozitat e tyre për përfitime personale përderisa popullit ia morën votat në emër të “udhëheqjes së mirë”

Akoma më shqetësues është fakti që “funksionarët” e tyre bashkë me ngjarjet e fundit po trajtohen si tema të lehta ditore njashtu siç kemi parë viteve të fundit që politika lokale të ushqehet me një frymë lokaliste të bazuar në shpifjet nga ana tyre.

Këto që po ndodhin, janë një aktualitet i pamohueshëm dhe anëtarë të partisë e aktivistët e saj duhet të reflektojnë dhe të ndërgjegjësohen se qëndrimi indiferent ndaj këtyre fenomeneve do të sjellë një rënie kolektive dhe do të mbyllë epokën e qeverisjes së tyre.

29 Janar, Preshevë
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.