Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Një rrugë e internetit që e shfrytëzojnë institucionet e RKS kalon nga Serbia

Institucionet e Republikës së Kosovës mund të jenë të ekspozuara ndaj rrezikut të rrjedhjes së informacioneve, meqë një prej lidhjeve të internetit që shfrytëzojnë vjen nga kompania serbe “MTS d.o.o” me seli në veri të Mitrovicës e që është pronë e Telekomit të Serbisë.

Se një rrugë e tillë e marrjes së internetit nga Serbia paraqet rrezik për sigurinë e institucioneve e thotë edhe njohësi i sigurisë kibernetike dhe inxhinieri i teknologjisë informative, Hekuran Doli.

Lidhur më këtë çështje, Gazeta Express ka drejtuar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë këta të fundit kanë mohuar se institucionet e Kosovës shfrytëzojnë internet që kalon nëpër Serbi.

PRESSING, Çmimi i energjisë elektrike, arsyetimet e qeverisë