E shoqëruar nga Sekretari i Qendrës Sportive “Presheva”, z. Besim Nasufi dhe koordinatori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik, z. Besim Shabani prita në takim projektantët e angazhuar pranë Ministrisë së Sportit në Serbi.
Me mysafirët diskutuam për fillimin e procedurave për përpilimin e projektit për ndërtimin e Hallës së Sportit.Me këtë projekt do të konkurojmë në Ministrinë e Sportit.
Komuna e Preshevës është ndër komunat e pakta që nuk ka Hallë të Sportit.
Prandaj, për zhvillimin e shumë aktiviteteve sportive, e sidomos për zbulimin e talentëve të rinj, ky projekt është më se i domosdoshëm për Preshevën.