Friday, October 18, 2024
spot_img

Latest Posts

Videoja e parë në YouTube me më shumë se 10 miliardë shikime
 
Dihet se cila video është e para që ka arritur 10 miliardë shikime në YouTube dhe nuk bëhet fjalë për “Gangnam Style”.

10 vjet më parë, Gangnam Style theu rekordin dhe u bë videoja e parë në YouTube me një miliardë shikime. Videoja aktualisht ka më shumë se katër miliardë shikime, por sipas regjistruesit të klikimeve tani është një tjetër këngë që ka thyer këtë rekord.

Është video klipi i këngës "Baby Shark". Sipas YouTube, kënga shumë e popullarizuar për fëmijë u bë video e parë në YouTube që regjistroi më shumë se 10 miliardë shikime.
Baby Shark u bë videoja më e shikuar në YouTube në nëntor 2020 me më shumë se shtatë miliardë shikime dhe ka marrë tre miliardë shikime të tjera që atëherë.

Kënga është krijuar në vitin 2014, nga kompania edukative koreano-jugore Pinkfong dhe është realizuar nga këngëtarja Hope Sejoin.

Baby Shark është shumë i njohur edhe në rrjetet e tjera sociale, si TikTok, ku janë filmuar fëmijë, adoleshentë dhe të rritur duke kërcyer me këtë këngë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.