Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2022?

Firma globale këshilluese “Henley & Partners”,  ka publikuar raportin tremujor mbi pasaportat më të fuqishme në botë. 

“Ekziston një hendek në rritje midis  vendeve veriore dhe të jugut kur bëhet fjalë për liritë e udhëtimit”, thotë raporti i parë i vitit 2022 nga firma me qendër në Londër.

Me  pasaportën e Japonisë dhe Singapori, që janë në krye të listës, mund të udhëtoni në 192 destinacione pa viza.Ndërsa, në vendin e dytë janë renditur Gjermania dhe Korea e Jugut.

Në vendin e tretë sipas kësaj liste janë shtetet: Finlandë, Itali, Luksemburg, Spanjë.Në vendin e katërt: Austria, Danimarka , Franca, Holanda, Suedia, me pasaportat e të cilave mund të udhëtoni në 188 vende në botë, dhe në vendin  e pestë janë renditur pasaportat e Iralndës dhe Portugalisë, me mundësinë e lëvizjes në 187 vende.

” Henley & Partners”, bazuar në të dhënat ekskluzive të ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror , ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

Sipas kësaj firme, nga indeksi i tyre është vërejtur se barrierat e udhëtimit që janë shkaktuar nga pandemia Covid-19,  kanë rezultuar në hendekun më të madh global të lëvizshmërisë në historinë 16-vjeçare të indeksit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.