Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

Haradinaj del me dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale në polici

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovën të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndësishme ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe të sigurisë.

“Ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar veprim me urgjencë nga ana e institucioneve të sigurisë në dry drejtime.

“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime:

1.Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.

2.Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka përfunduar Haradinaj

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.