Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Përjashtimet në PD/ Si ndryshon përbërja e Parlamentit, raporti i forcave dhe zgjedhja e presidentit?

Një Parlament që pritet të nisë të hënën me zhvillime të forta brenda kampit të opozitës dhe që do të krijojë raporte të reja forcash. Ky është starti politik i këtij fillimviti në Shqipëri, që do të shkaktojë krisjen e madhe brenda kampit opozitar.

Përjashtimi i Berishës dhe i disa deputetëve të saj do të pasohet dhe me ndarjen e madhe të grupit parlamentar të PD-së. Në 17 janar pritet të nisë Parlamenti i ri, ku dhe për këtë sesion, i cili është më i rëndësishmi për sa i përket zhvillimeve politike do të deklarohen edhe grupet parlamentare.

Partia Demokratike zyrtarisht ka përjashtuar katër deputetët e saj, ndërsa 7 të tjerë i ka pezulluar, duke hapur kështu mundësinë e krijimit të grupit parlamentar më të vete, të atyre që cilësohen si mbështetës si Berishës.

Në Kuvend mund të kemi një grupim Berisha edhe pse deputetët e kësaj linje mund të kërkojnë të jenë si pjesë e grupit të PD-së, por gjasat janë të regjistrohen si të pavarur. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas përjashtimit përfundimtar nga PD, se po punohet që të afrohen më tepër deputetë dhe se grupimi i tij mund të zgjerohet.

Si ndryshojnë raportet e forcave?

Në zgjedhjet e vitit 2021, PD-ja fitoi 59 deputetë gjithsej, duke përfshirë dhe aleatët e saj. Ndërsa LSI-ja që doli më vetë mori 4 deputetë. Partia Socialdemokrate fitoi 3 deputetë. Partia Socialiste e vetme fitoi 74 deputetë. Në sesionin e kaluar për shkak mbështetjes politike, PD iu dha aleatëve të saj deputetë borxh për të krijuar grupet parlamentare. Kështu Grupi Aleanca për Ndryshim, drejtohet nga Fatmir Mediu i PR-së, e ka në përbërje Dashamir Shehin e LZHK, Agron Dukën e PAA dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

Grupi tjetër parlamentar për Demokraci dhe Integrim, ka në përbërje deputetët e PDIU, e drejtohet nga Mesila Doda. Ndërsa LSI dhe PSD, gjithsej me 7 deputetë nuk kanë një grup parlamentar, ku deputetët janë regjistruar si të pavarur.

Sot, situata ka ndryshuar pasi 11 deputetë të PD-së janë përjashtuar ose janë ngrirë nga Basha. Kjo ka bërë që PD e drejtuar nga Basha të mbesë me 34 deputetë. Këtu nuk përfshihen 7 deputetë që janë huazuar te aleatët që kanë dy grupe parlamentare më vete. Kjo do të krijojë raporte të reja forcash, pasi mund të ketë edhe zhvillime të tjera, pasi Berisha dukshëm do të ndikojë në zgjerimin e grupit të tij të mbështetësve, duke marrë forca të tjera brenda PD-së. Ose varianti tjetër do të jetë që grupimit Berisha t’i bashkangjiten edhe 4 deputetët e LSI-së

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.