Fundi i palavdishëm i Sali Berishës nga 19 maji 2021 kur u shpall non grata nga SHBA deri në 11 janar 2022 kur u përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike.
Tre goditje të ndërlidhura me njëra-tjetrën kanë shënjuar fundin e palavdishëm politik të Sali Berishës dhe berishizimit në Shqipëri. Tre goditjet lidhen me datat 19 maj 2021, 9 shtator 2021 dhe 11 janar 2022. Në 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Goditja ishte e befasishme, fatale politikisht dhe me pasoja të kthyeshme, ndonëse Berisha ndërtoi me shpejtësi një alibi me Soros, komplote, lojë kufijsh etj.
Në 9 shtator 2021, Lulzim Basha u distancuar nga Sali Berisha, duke e pezulluar nga grupi parlamentar demokrat. Ky vendim solli lëvizjen e Foltores, Kuvendin paralel, statutin paralele dhe strukturuat paralel, referendumin për shkarkimin e Bashës dhe përplasjen e dhunshme të 8 janarit. Mëngjesin e sotëm (11 janar 2022), Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të përjashtojë përgjithmonë Sali Berishën si anëtar i PD-së dhe grupin e tij. Vendimi e vendos Sali Berishën në pozita paligjshmërie nëse futet në oborrin e Partisë Demokratike.
Madje, Lulzim Basha kishte mbështetur alibinë e Berishës për paraqitjen e provave, mbi të cilat mbështetej vendimi i DASH, një manovër kjo për t’u mos u larguar nga Partia Demokratike. “Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”, u shpreh Basha në 19 maj 2021.Lulzim Basha nisi të lëkundej në raport me Berishën pas takimit me Philip Reeker, në 30 qershor 2021, në zyrën e tij. Të pranishëm në takim ishin edhe Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi. Siç edhe u konfirmuar më pas, në këtë takim, Philip Reeker i ka kërkuar Lulzim Bashës në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i zbuluar detaje nga dosja e Berishës.