Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

A u vranë pas dorëzimit? Publikohet një fotografi ku pretendohet se janë dy pjesëtarët e Grupit të Kumanovës

Sheqerim Ahmedi i njohur me nofkën “El Cheka” ka publikuar një fotografi ku shihen dy kufoma me veshje ushtarake dhe armë të gjata.

Sipas “El Chekës”, viktimat në këtë fotografi janë Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti. 

El Cheka e ka publikuar fotografinë për të shpjeguar mënyrën se si janë vrarë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, pasi që ka shumë spekulime ku thuhej se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj (dy personat kryesorë të Grupit të Kumanovës) janë vrarë nga ushtria maqedonase pasi që janë dorëzuar.

“Dëshmorët Mirsad Ndreca dhe Samid Kastrioti. Foto e cila del për her të par ne Opinion. Mirsad Ndreca komandant “Nato” i vrar gjat luftimeve dhe jo pasi u dorzua si që than patriotët e facebookut. Tek Mirsadi nuk egzistonte fjala “Dorzim”, ai luftoi deri momentin e fundit të jetës së tij ashtu si që bënte gjithmon bashk me shokët e tij.

Afër trupit të Mirsadit është trupi i dëshmorit Samid Kastriotit.

Lavdi dhe respekt për ata burra që u ndodhën në Lagjen e Trimave” ka shkruar El Cheka në Facebook.

Fotografia e publikuar nga “El Cheka” ku pretendohet se viktimat janë Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti, pjesëtarë të Grupit të Kumnovës që humbën jetën në incidentin e 9 dhe 10 majit të viti 2015.

746 vjet burgim për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilët u shpallën fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Të dënuarit nuk e pranojnë dënimin e tyre, ata kërkojnë që rasti i Kumanovës të rihetohet nga ndërkombëtarët.

Deri më tani është e njohur:

Kanë vdekur 8 pjesëtarë të njësiteve speciale të Maqedonisë, ndërkaq 37 janë lënduar;

Grupi i Kumanovës ka numëruar mbi 40 anëtarë;

Në luftimet me policinë, janë vrarë 10 anëtarë të grupit;

Pas luftimeve, policisë i janë dorëzuar 28 anëtarë të grupit;

Si udhëheqës të grupit theksohet të kenë qenë, Muhamed Krasniqi i ashtuquajtur komandat Malisheva, Mirsad Ndreca – komandat NATO, Sami Ukshini – komandant Sokoli, Beg Rizaj – komandat Begu dhe Dem Shehu – komandant Juniku;

Grupi më shumë se gjashtë muaj ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete të Maqedonisë;

I njëjti grup është përgjegjës për sulmin në Stacionin Policor të Goshnicës më 21 prill të vitit 2015;

Në rrethinën e fshatit Brezë, në një bunker në hapësirë të hapur është gjetur armatimi i vjedhur nga Stacioni Policor në Goshincë (vendin e ka treguar njëri nga të arrestuarit në aksionin në Kumanovë, (Sulejman Osmani), i cili fillimisht, sipas mediave u ka ikur forcave policore, ndërkaq më pas i njëjti është kapur;

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se ka marrë pjesë në bisedimet për dorëzim të grupit;

Njëri prej të arrestuarve ka qenë i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (kompetentët e kanë konfirmuar këtë informatë pasi mediat i kanë pyetur);

Shërbimi Sekret i Maqedonisë ka informuar se për ngjarjet në Goshincë dhe Kumanovë “në lidhje me qëllimet e grupit, kapacitetet e tyre, bazat logjistik, kursit të aksionit të armikut”, ata kanë informuar më herët në korniza të kompetencave të tyre, në pajtueshmëri më ligjin për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.