Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një fotografi të siguruar shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima, por vetëm të lënduar. 

Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.