Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha se ka nderin që të shërbejë si përfaqësues i presidentit Joe Biden në Kosovë.
“Është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Gruaja ime Laura dhe unë jemi duke e njohur këtë vend dhe njerëzit edhe më shumë”,
tha ambasadori Hovenier në fjalën e tij hyrëse në Presidencë, ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani.
Ambasadori Hovenier tha se është i lumtur për rolin e SHBA-së në krijimin e shtetit të Kosovës, të cilin e quan të suksesshëm.
“Njerëzit e Kosovës kanë bërë aq çfarë kanë patur nevojë ta bëjnë në nivelin global dhe të krijojnë një shtet të suksesshëm multietnik.
Jam shumë i gëzuar për rolin që e ka SHBA-ja në këtë dhe mbështetjen që ia kemi dhënë Kosovës”, tha ambasadori amerikan.