Friday, November 22, 2024
spot_img

Latest Posts

APN akuzon pushtetin lokal për keqmenaxhim të fondeve

Alternativa për Ndryshim akuzon pushtetin aktual në Preshevë për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të parasë publike

Postimi i APN-së:

Pushteti jolegjitim planifikon 200€ për 1 metër katror asfalt

Pushteti aktual në projektin për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës qarkore në fshatin Rahovicë edhe një herë po dëshmon tendencën e keqpërdorimit enorm të mjeteve publike të qytetarëve të komunës sonë.

Në projektin për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës qarkore nga varrezat e fshatit Rahovicë deri tek restorant “Tradita”, pushteti aktual ka dedikuar mjete financiare në shumë prej 77.000.000 dinarësh (655.320 €), një rrugë me gjatësi 850m dhe me gjerësi 4m, me parametra normale të një rruge lokale, apo të pakategorizuar.

Ndërkohë, një krahasim shumë i thjeshtë në po të njejtën sferë dhe në po të njejtin lokacion, gjatë udhëheqjes së Alternativës për Ndryshim, ndërtimi i rrugës Rahovicë – Bukuroc ka pasur koston e përgjithshme projektit në shumë prej 47.000.000, edhe atë me gjatësi 3.000 m (3km) dhe gjerësi 5,50 m, e cila përveç asfaltimit të rrugës, ka përfshirë eliminimin e mbeturinave (të grumbulluara ndër vite), si dhe pastrimin edhe të shtratit të lumit të fshatit Rahovicë.

Kurse, për ndërtimin e kësaj rruge, pushteti aktual jolegjitim në kurriz të qytetarëve tanë, po planifikon të paguaj 22.650,00 din./m2 (rreth 200€) për asfaltim, ndërsa gjatë pushtetit të Alternativës për Ndryshim, në po në të njejtin vend në asfaltimin e rrugës Rahovicë – Bukuroc është paguar 2.850,00 din/m2 (24€).

Nga krahasimet e mësipërme, shihet qartë që pushteti aktual jolegjitim ka synim avazin e vjetër, duke rikthyer sundimin në organet ekzekutive të Komunës së Preshevës nga sponsoret e tij, ku buxheti i qytetarëve të Preshevës po shkon në favor të klanit, e jo në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.

Preshevë, 7 janar 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.