Futbollisti nga Miratoca e Preshevës, lojtar i ekipit kombëtar të Republikës së Kosovës, Betim Fazliu, pritet në kabinetin e kryetarës së komunës së Preshevës
Këtë takim e publikoi zonja Ardita Sinani në Facebook faqën e saj:
“I lindur në kohë lufte. Pastaj familje refugjatësh. Tash yll i futbollit zviceran ❤ Kjo është historia e Betim Fazliut nga Miratoca.
Rrëfim suksesi 👏 Si shumë mërgimtarë tanë që e kanë kthyer plagën e mërgimit në krenari.
Betimi është shembulli sesi mërgata jonë është aset i përbashkët 🤝 E integruar, ajo po dëshmon çdo ditë e më tepër vlerat emancipuese të vendlindjes dhe të vendit të saj të prejardhjes. Vërteton se kemi kapacitete dhe potencial 💪 Shkëlqimi personal i Betimit në futboll është nderi kolektiv i Miratocës dhe tërë komunës sonë.
“Betimi është një lojtar me një intelegjencë të jashtëzakonshme në lojë dhe me një mentalitet pozitiv. Ai do të stërvitet. Është punëtor i madh.
Sinqerisht, të jesh trajner i tij është ëndërr e vërtetë”. Këto fjalë të trajnerit të tij në FC St.Gallen ⚽️, z.Peter Zeidler, mjaftojnë për ta përshkruar profesionalizmin, talentin dhe pasionin e tij 👊Ishte kënaqësi ta takoj sot, ta uroj për sukseset, si dhe ta falenderoj 🙏 në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës për nderin që po ia bën vendlindjes së tij edhe nga Zvicra 🇨🇭Mërgata dhe sporti janë në fokus të qeverisjes sonë.
Do ta kenë mbështetjen tonë. Faleminderit Kampion 🏆💕#Mërgata #Sporti #Integrimi #Vendlindja #Zhvillimi #StGallen #Miratoca #Zvicra #PreshevaEre