Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Basha: Më falni që lejova Berishën të sillej si kryetar i PD, tani kam mision të ri

Kryedemokrati Lulzim Basha zbuloi nga podiumi i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike misionin e ri të partisë më të madhe opozitare në vend.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se misioni i ri i PD është që t’i japë fund tranzicionit, duke krijuar një realitet të ri politikë,duke kërkuar edhe falje që ka lejuar dualizmin e Berishës, duke u sjellë si krytar i dytë i PD.

“T’i japim fund mendësisë së të shkuarës komuniste, kultit të individit, konfliktualitetit që nuk ka lidhje me të djathtën, që nuk ka lidhje me qytetarinë”, tha mes të tjerash Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Por mendësitë komuniste dhejtoristët një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë.

Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.

Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e  kryetarit me protagonizmin  e tij.

Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë.

Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.

Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.

Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre.

Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja.  Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen  e një prej nyjeve  të krizës për të  cilën po flasim. 

Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.

Nga ana tjetër, ne caktuam një standart në qëndrimin tonë ndaj personave  që shpalleshin non grata nga SHBA: përjashtimin e tyre nga politika.

Sepse përdorimi nga SHBA i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Cfarë mund të bënin ne, çfarë mund të bëja unë kur goditja ra në shtëpinë tonë? Të shkelja standartin që vetë ne, të gjithë bashkë, nga I pari tek I fundit, përfshirë vetë Sali berishën e kishim vendosur, atëherë kur shpalljet non grata binin  mbi bashkëpunëtorë dhe aleatë të Ramës?  A nuk do të ishte ky kulmi i hipokrizisë para shqiptarëve?

A do të kishim fytyrë të përmendnim antikorrupsionin, a do të na besonte njeri, a nuk do të bëheshin shkrumb e hi si parulla bajate qëndrimet  e zotimet tona?

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.