Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Rama: Berisha një i marrë që po çon PD-në buzë humnerës! Qesharake të mendosh se unë, Erdogan, Vuçiç e Soros kemi korruptuar SHBA-në

Për kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha është një i marrë që po e çon Partinë Demokratike buzë humnerës dhe sipas kreut të qeverisë është marrëzi se si ky person të kthehet në personin që predikon. Rama tha se situata brenda PD-së është një telenovelë e dhimbshme, dhe këtë popull dhe për ata që vazhdojnë ti besojnë protagonistëve të kësaj telenovele. Duke u përgjigjur akuzave të Berishës, në lidhje me lobimin e qeverisë për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’, Rama tha se kjo është qesharake.

‘Kam thënë që nuk dua të hyj në komente të kësaj telenovele sepse është një telenovelë shumë e shpifur. Është shumë e shpifur. Është shumë e turpshme, është shumë e shëmtuar dhe është telenovela e një marrëzie që tanimë ka dalë komplet në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh si shpaloset, me çfarë personazhesh dhe argumentesh është e dhimbshme për këtë vend, për këtë popull dhe mbi të gjitha për ata që i kanë besuar deri më tani, madje edhe protagonistëve të kësaj telenovele. Është një histori të marrësh. Kjo është qesharake. Është përtej luftës për pushtet.

Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar një sistem demokratik të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe shumë e rëndë. Por që ky njeri tani të kthehet në personin që predikon shpëtim, kjo është marrëzi pastaj. Është tragjikomike. Është groteske. Po më kërkon opinionin tim apo ç’të bënte ai. Nga ana tjetër është marrëzia e atij tjetrit kështu që është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku praktikisht do të bjerë PD, është opozita kryesore e Shqipërisë. Unë po të them është e shëmtuar, është qesharake. Është e shëmtuar në përmbajtje, që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike non grata dhe nga ana tjetër përballë kufomës politike të jetë një kufomë tjetër grata dhe këto dy kufoma të hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli të tërë opozitar dhe të kondicionojnë jetën politike në Shqipëri me një spektakël që është për të qeshur dhe për të qarë’- tha Rama në Zonë e Lirë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.