Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Haradinaj thotë se Kurti duhet t’i kërkojë Bidenit kyçjen direkte në çështjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet ta ndryshojë qasjen e tij karshi dialogut mes Kosovës e Serbisë.Haradinaj tha se Kurtit i ka rekomanduar që ta kërkojë medoemos përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar dhe për këtë nuk duhet as heshtja e presidentes Vjosa Osmani.

[Albin] Kurti vetë e ka pru veten në atë qoshe. Disa herë ia kam tërhequr vërjetjen publikisht e me shkresa:’Kërko rolin e Amerikës në dialog’. Kurti, duke dashtë me ndejtë në një zonë komode, ose ‘comfort’, ka shku vetëm ka [Miroslav] Lajçak dhe [Josep] Borreli dhe së fundi ka mbërri në konflikt edhe me ta”.”Është një qasje mjaft e gabuar e [Albin] Kurtit në dialog. Ai duhet me ndërru këtë qasje. Unë kam insistu çdo herë që ai t’i kërkojë presidentit të Amerikës kyçjen direkte në çështjen e marrëveshjes, jo të dialogut më, por të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, në kufijtë ekzistues obligativë-ligjorë për njohje reciproke”

Ai deklaroi se një gjë të tillë ia ka kërkuar edhe Presidentes Vjosa Osmani.Tutje, ai ka thënë se s’ka presion për Asociacionin, por ka presion për marrëveshjen finale.”E kam kërkuar edhe nga presidentja [Vjosa] Osmani. Kërkoj edhe sot që ta bëjnë këtë të qartë, t’i shkruajnë një letër pra. Duke mos e bërë këtë, Kurti ka përfunduar në një lloj cirku me europianët dhe e ka sjellë veten deri në atë gjendje. M’u duk një bisedë shumë pa nivel. Nuk ka presion për Asociacionin. Ka presion për marrëveshje finale. Harrojeni Asociacionin. Është presion për t’u arritur marrëveshja finale”, ka thënë ai në Klan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.