Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.’
Siç e ka udhëzuar Uashingtoni’, thekson zëdhënësi Price, ‘ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.’
Një ditë më parë, Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, mësyu në selinë e PD-së, në të njëjtën kohë që kryedemokrati Basha mbante mbledhje. Nga aty, Berisha i cili kryesoi grupin e Rithemelimit, tha se kur të marrë drejtimin e PD-së do të ketë të mira me SHBA-në, por vetëm me ambasador, jo me guvernator, duke e cilësuar Yuri Kim si mbështetësen e qeverisë.’Nëse zgjidhem në krye të PD orientimi por perëndimorë, pro NATO dhe SHBA do të njohë një rritje të paparë , nuk lëvizë unë kurrë nga këto parime, vetë këto lëvizje, kushdo që lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe më i fuqishëm i vlerave. Ato që nuk kanë pranuar që t’u diktojnë shqiptarëve se kush hyn në parlament apo jo, nuk kanë pranuar që përfaqësuesja e tyre të tregojë se kë të pranojnë dhe kë jo, nuk do të pranohet, do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave, më thoni ju mua, në 2020 SPAK ka pasur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion, do pranojnë shqiptarët një gjë të tillë’, tha Berisha.