Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

Sqarim publik nga drejtori i Moravicës Gazmend Aliu për rastin e Hevziut

Drejtori i kompanisë publike komunale Moravica z Gazmend Aliu, në një postim në profilin e tijë zyrtar në facebook sqaron çështjen e largimit nga puna të puntorit Hevzi Mehmetit, siç sqaron ai se ka respektuar vetëm ligjin.

Postimi i plotë i drejtorit të Moravicës Gazmend Aliut:

SE KENI TE « HEVZITË», POR TE HUMBJA E PRIVILEGJEVE TUAJA FINANCIARE, PRANDAJ JENI TË ZHURMSHËM PËR HEVZIUN DHE TË HESHTUR PËR GJYKIMET TUAJA PËR KORRUPSIONTehallët e ish-pushtetit dhe opozitës së sotme po përpiqen sërish të paraqiten të shqetësuar për punëtorët e NP « Moravica ».

Kësaj herë me Hevziun. Por këto lotë krokodili edhe një herë dëshmojnë se ata nuk e kanë te Hevziu dhe « hevzitë » e tjerë, por te vetja e tyre, se kanë mbetur pa privilegjet e tyre financiare që i kishin sa ishin në pushtet, për të cilat kanë filluar të japin llogari, prandaj edhe janë në panikë.

Si në pushtet, si në opozitë, po vazhdojnë t’i keqpërdorin të papunët dhe të varfërit për privilegjet e tyre. Metodë klasike e popullistëve të korruptuar.

Ja disa fakte për Hevziun :

1/ Keqpërdorimi i parë i Hevziut ishte se përderisa ish-pushteti (kreu i APN) ia pati vazhduar kontratat militantëve të vet në NP ‘Moravica’, ai nuk e bëri me Hevziun.

Pra, e lanë Hevziun pa vazhdim kontrate edhe pse ligjërisht lejohej !Sikur t’ia vazhdonin atëherë kontratën Hevziut sikurse militantëve të tij, ai sot ndoshta do ta kishte fituar të drejtën e punës në kohë të pacaktuar – me VENDIM !2/ Edhe pse ata e lanë Hevziun rrugëve, NE ishim ATA që ia vazhduam kontratën Hevziut!Deri në ditën që i plotësoi 2 vjet pune.

Tash sipas ligjit jemi të detyruar të mos ia vazhdojmë së paku një kohë ! Po e përsëris : Tash sipas ligjit jemi të detyruar të mos ia vazhdojmë së paku një kohë ! Pra hallin nuk e kanë te Hevziu dhe « hevzitë » e tjerë. Por te vetja.

Mjafton me shikuar sot se kush nga ish-pushteti po përpiqet me manipuluar sa më shumë për Hevziun atëherë kupton se janë ata që më shumti kanë përfituar financiarisht nga ish-pushteti. Prandaj edhe « hevzitë » janë fytyra e manipulimit të tyre. « Hevzitë » i duan vetëm si fotografi të tyre propagande për t’u pasuruar vet në emër të vuajtjeve të tyre.

I duan punëtorët, të papunët dhe të varfërit mundësisht në kanall duke punuar nëpër shi dhe borë për t’i keqpërdorur politikisht kurse veten në BMW të shtrenjta, në shopingje qendrash tregtare, në hotele me sauna e xhakuzi dhe në restorante luksoze.

Prandaj edhe janë të zhurmshëm për “hevzitë” dhe të heshtur për lëndët e tyre të sotme për korrupsion në prokurori dhe gjykata.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.