Ish kryetari i komunës së Preshevës dhe kryetari i APN-së, ftohet nga prokuroria e lartë e Nishit për keqpërdorim të pozitës zyrtare duke keqpërdorur buxhetin e komunës së Preshevës, këtë thirrje e konfirmoi ish shefi i kabinetit të tijë Visar Mehmeti.
Ky është postimi i Mehmetit:
Në shkresën më poshtë, mund të shihni një thirrje nga Prokuroria e Lartë e Shtetit, dërguar kryetarit Shqiprim Arifi. Deri këtu gjithçka është e rëndomtë dhe aspak e çuditshme për ne, duke e ditur se kemi një parti që tradicionalisht është marrë dhe vazhdon të merret me letra anonime për njerëz të caktuar drejtuar organeve shtetërore, e që kjo parti është Partia për Veprim Demokratik.
Kjo parti të cilën e udheheq në Preshevë kryetarja aktuale e komunës së Preshevës, ka shkuar aq larg sa ka bërë Kallëzim Penal, edhe atë jo në Prokurorinë Themelore, por kësaj here në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, për një udhëtim zyrtar të kryetarit Shqiprim Arifi, të zhvilluar në Tiranë, në Nëntor të vitit 2016, kur është bërë themelimi i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), e ku Presheva ka qenë bashkëthemeluese e kësaj organizate.
Në kallëzimin penal, PVD në mënyrë “anonime” është shprehur se, Shqiprim Arifi gjat kësaj kohe ka vizituar Tiranën për çështje private dhe e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. Për këtë akt qyqar, të ulët dhe absurd, janë njoftuar edhe të gjithë anëtarët e UBSHR-së, për t’i vënë në dijeni se me cfarë partneri aktualisht kanë të bëjnë sa i përket bashkëpunimit me UBSHR.P.S. Të bashkangjitur keni edhe foton e themelimit të UBSHR-se në Nëntor të 2016.