Sunday, November 24, 2024
spot_img

Latest Posts

APN:Pushteti jolegjitim planifikon asfaltimin e rrugës 200€ euro për 1 metër katror asfalt

Pushteti jolegjitim planifikon asfaltimin e rrugës 200€ euro për 1 metër katror asfalt

Me rikthimin në pushtet, kasta e vjetër politike rivendosi sërish dominimin e klaneve dhe bizneseve në ekzekutivin komunal, duke e shndërruar Komunën e qytetarëve në një komunë pazari.

Rasti që po trajtojmë sot ka të bëjë me ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës qarkore nga varrezat e fshatit Rahovicë deri tek restaurant “Tradita”, ku ky pushtet jolegjitim ka paraparë mjete në vlerë prej 77.000.000 dinarë ( 655.320 €) për gjatësinë prej L=850 m dhe me gjerësi 4m, me qëllim për të kontraktuar atë me kompaninë lokale Saba Bellça.

Kostoja për 1 meter asfalt ështe planifikuar 200 euro/m2 nga buxheti i Komunës së Preshevës. Krahasimi në foton më poshtë tregon se e njëjta kompani e kontraktuar në Komunën e Bujanocit si punëkryerës për asfaltimin e rrugës në lagjen e Poshtme në Samolicë, Bujanoc; me gjatësi prej 158 metra ka kushtuar 1.543.297,00 dinarë (13.135 €). Do të thotë kostoja për 1 metër katror është paguar 21 euro.

Sipas kalkulimeve nënkuptohet se një rrugë e ndërtuar në Preshevë nga i njëjti kontraktues, kushton 9 (nëntë) herë më shumë se ajo e ndërtuar në Bujanoc. Kjo qeverisje aktuale, e përbërë nga kasta e vjetër politike të njohur si zhvatësit e buxhetit me decenie të tëra, po e bëjnë monopolin e keqpërdorimeve të parasë së taksapaguesve tanë, për të ushqyer apetitet e klaneve dhe sponsorëve të tyre.

Preshevë, 8 dhjetor 2021.

Shërbimi për Informim

Alternativa për Ndryshim

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.