Friday, September 20, 2024
spot_img

Latest Posts

Pacolli tregon një detaj interesant për presidentin e sapozgjedhur të Zvicrës

Kreu i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli ka uruar mikun e tij, ish-homologun Ignacio Cassis i cili është zgjedhur president i Konfederatës Zvicerane.

Në urimin e tij në rrjetin social Facebook, Pacolli ka treguar një detaj interesant për presidentin e Zvicrës së Vogël, Cassis.

Pacolli tha se Cassis jeton në shtëpinë e njëjtë ku ai kishte jetuar prej kohësh.

“Unë kam shumë arsye ta përgëzoj për zgjedhjen e tij, se pari që e kam mik dhe se ai është një bashkvendas nga Kantoni i Ticino-s dhe jeton në shtëpinë ku unë kam jetuar prej kohësh”, shkroi Pacolli.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi mora lajmin se miku im, ish-homologu Ignacio Cassis është zgjedhur President i Konfederatës Zvicerane. Unë kam shumë arsye ta përgëzoi për zgjedhjen e tij, se pari që e kam mik dhe se ai është një bashkvendas nga Kantoni i Ticino-s dhe jeton në shtëpinë ku unë kam jetuar prej kohësh.

I uroj sinqerisht Presidentit të ri punë të mbarë dhe jam i bindur se ai ka kapacitetin dhe karizmën për të udhëhequr Zvicrën e vogël por shumë të rëndësishme e të fuqishme!

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.