Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut ka vdekur sot.Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur mbesa e tij, Floretë Zejnullahu e cila është edhe deputete e PDK-së.
Lamtumirë BABA SABIT”, ka shkruar ajo.
Djali i tij, Hakifi u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.