Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Ardita Sinani viziton të mbijetuarin e tragjedisë Lulzim Sulejmanin

Kryetarja e Komunës së Preshevës, viziton të mbijetuarin e tragjedisë në Bullgari.Lulzim Sylejmani përveç se shpëtoi vet, shpëtoi edhe të tjerë në aksidentin e autobusit në Bullgari që mori jetën e 45 udhëtarëve. “Përjetimi i Lulzim Sylejmanit nga Bushtrani është e vërteta e tragjedisë, dhimbjes, vdekjes, mbijetesës dhe jetës.” – shkroi znj. Ardita Sinani në postimin e saj.”Rrëfimi i tij nuk kishte sesi të mos na shfaqte dr. Xhejlanës, dr.Beqës, Tosit dhe mua, tmerrin e asaj tragjedie, pa e përjetuar.Një përjetim që nuk mund të mos na parafytyronte bashkudhëtarët e tij, edhe pa i njohur. Ata dhe ato që sot prehen në paqe në botën e amshueshme. Familjarët e tyre. Të dashurit e tyre. Ata dhe ato që mbijetuan. Mirë se vjen në shtëpi Luli. Paç gjithmonë shëndet dhe lumturi.E tërë Lugina është me ty. Krenohet me ty.” – përfundon postimin e saj znj. Sinani.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.