Mediat turke raportojnë për një atentat të shmangur ndaj presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.Mediumi turk Sabah dhe Haberturk, raportojnë se derisa Erdogan po merrte pjesë në një tubim në qytetin Siirt në juglindje të Turqisë, veturës së një polici që ishte i angazhuar në organizimin e tubimit të presidentit Erdogan, iu vendos një mjet shpërthyes.