Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Abdixhiku për “Ballkanin e Hapur”: Projekt politik, nëse Serbia na njeh kufijtë nuk ka problem fare

Lumir Abdixhiku mori drejtimin e LDK-së sapo kjo parti pësoi një nga humbjet më të rënda në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan këtë vit. Abdixhiku zhvilloi një intervistë për “Opinion” këtë të mërkurë ku u pyet në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”.Kreu i LDK-së tha se “Ballkani i Hapur” është projekt politik dhe jo ekonomik. Thelbi i kësaj nisme, sipas Abdixhikut, është që Serbia të kapërcejë Kosovën. Ai u shpreh se nëse Serbia njeh kufijtë e Kosovës nuk ka problem që të bëhen pjesë e “Open Balkan”. Ndër të tjera, Abdixhiku tha se sheh një pavarësim të Shqipërisë prej Kosovës.

Lumir Abdixhiku: Të gjitha shtetet e Ballkanit janë shtete të vogla për rrjedhat ekonomike. Pa bashkim të të gjitha vendeve të Ballkanit asnjëri nuk do të mbijetojë në përmasat që ne ëndërrojmë. Nuk mbijeton  Luksemburgu, pa një bashkëpunim ekonomik me vendet e tjera. Unë besoj që Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm bashkëpunimi me shqiptarët në radhë të parë sepse ka gjuhë të njëjtë, kulturë të njëjtë, histori të njëjtë që do të thotë ka mundësi për treg më unik dhe duhet parë edhe më tutje, në një treg më të gjerë rajonal dhe përfundimtar në BE.Blendi Fevziu: Ajo që ju po thoni është shumë interesante që vendet e vogla të Ballkanit e kanë të vështirë ekzistencën e tyre ekonomike?

Lumir Abdixhiku: Jo për t’i zhbërë si shtete…Blendi Fevziu: Flasim për bashkim ekonomik, jo për entitetin e tyre. Ideja e “Open Balkans”, është një ide e hedhur nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe së fundmi është aktive edhe Mali i Zi. Përse Kosova e ka kontestuar?

Lumir Abdixhiku: Sepse nuk është projekt ekonomik, është projekt politik. Domethënë është projekt për të kapërcyer Serbia Kosovën.Blendi Fevziu: Lëvizja e qytetarëve është etike edhe për ju?Lumir Abdixhiku: Nëse Serbia i njoh kufijtë e Kosovës nuk ka problem fare. Le ta themi kështu më thjeshtë. Blendi Fevziu: Ju po thoni që “Open Balkan” funksionon nëse Serbia njeh kufijtë, por në qoftë se do të merrni pjesë në “Open Balkan”, de facto, mbase jo de jure, Serbia do t’i njohë kufijtë?Lumir Abdixhiku: Kosova dhe çdo aktor politik në Kosovë nuk ka asnjë kundërshtim për Procesin e Berlinit që është pak a shumë i ngjashëm. I kuptoj motivet e Shqipërisë. Unë po shoh një pavarësim të Shqipërisë prej Kosovës më tepër. Sikur ka qenë një barrë Kosova në rrugëtimin e pavarur Shqipërisë.Blendi Fevziu: Ku e shihni këtë?             Lumir Abdixhiku: Nga sjelljet që largohet nga mbartja e një politike që është problematike për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka pse të mbajë barrën e problemeve Serbi-Kosovë për arsye ekonomike. Unë e shoh që Shqipëria dhe Kosova duhet të mbartin kostot e përbashkëta nacionale në vend./tvklan.al

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.