Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Alarm për bombë në Teatrin e Shkupit, MPB thotë se nuk ishte informacion i vërtetë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se rreth orës 17:00 e kanë pranuar një informatë për sulm në Teatrin Kombëtar të Shkupit.Nga ky institucion u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos alarmohen sepse raporti për sulm sipas tyre nuk është i vërtetë.

“Njoftojmë opinionin publik se MPB-ja ka bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se raporti i sulmit është i rremë. Po merren masa për konstatimin e denoncimit dhe marrjen e e sanksioneve përkatëse ndaj personit që bëri kallëzim të rrejshëm”.

“Falënderojmë qytetarët për durimin, ndërsa mediat për qëndrimin profesional ndaj situatës”, thuhet në njoftim.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.