Kryetarja e komunës së Preshevës e ftuar në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Pejës, ku Gazmend Muhaxheri mori detyrën e kryetarit të Komunës.Në facebook faqën e saj, zonja Ardita Sinani u shpreh: “Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, urova z.Muhaxheri për mandatin e tij të ri. Shpreha po ashtu përkushtimin e Komunës së Preshevës për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Pejës, i cili është dinamizuar sidomos nga Asambleja e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.Përvoja e Pejës, sidomos në zhvillimin e turizmit malor është jashtëzakonisht e dobishme për Komunën e Preshevës, si potencial për zhvillim ekonomik.”Takime të këtij lloji ka pas shpesh edhe në të kaluarën nga përfaqësuesit politikë të Preshevës por që fatkeqësisht deri tani nuk kanë rezultuar me ndonjë aktivitet apo projekt konkret.