Friday, December 27, 2024
spot_img

Latest Posts

Aleanca për Luginën e ftuar në pritjen shtetërore për ditën e çlirimit të Kosovës

Delegacioni i Aleancës për Luginën i përbër nga kryetari i këshillit iniciues z Ilir Sadriu, antarët z Armend Aliu, znj Drita Idrizi Shaqiri, znj Gentiana Dalipi, u pritën sot nga Presidentja e Republikës së Kosovës znj Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentsri Konjufca, në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Komunikata zyrtare nga AL

Bashkë me krerët e shtetit, si dhe me personalitete të veçanta të kombit e miqëve
tanë, shënuam Ditën më të veçantë jo vetëm për shtetasit e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, atë të çlirimit të Kosovës.

12 Qershori u krijua me sakrificën më sublime të popullit shqiptar si dhe me përkrahjen e madhe të botës së përparuar, që parandaloi një epokë të rëndë të gjenocidit e të përhumbjes, duke rikthyer forcën e shpresës.

Në emër të Aleancës për Luginën, të gjithë pjesëmarrësve i përcjellëm urimet më të ngrohta e vëllazërore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Urime e gëzuar 2️⃣5️⃣ vjetori i çlirimit, Kosovë! 🇽🇰

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.