Tuesday, December 31, 2024
spot_img

Latest Posts

Shkolla rinore ballkanike në Preshevë

Hapja e Projektit “Shkolla Rinore Ballkanike në Ambientet e Shoqatës Kulturore Dituria” në Preshevë.

Sot, zyrtarisht hapëm projektin tonë të frytshëm, “Shkolla Rinore Ballkanike”, në ambjentet e Shoqatës Kulturore “Dituria” në Preshevë.

Hapjen e projektit e bëri kordinatori ynë i projektit, Blerim Iseni, i cili me një fjalim emocionues përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe i falenderoi ata për angazhimin e tyre. Ai gjithashtu prezantoi projektin, procedurat dhe rregullat e projektit, duke njoftuar se në fund të projektit, secili pjesëmarrës do të pajiset me një certifikata dhe mund të shpërblehet me një ekskurzion emocionues.

Po ashtu, një fjalë përshëndetëse u mor edhe nga drejtori i Sh.K “Dituria”, z. Jashar Salihu. Ai shprehu kënaqësinë për organizimin e këtij projekti frymëzues dhe për angazhimin e të gjithë pjesëmarrësve. Z. Salihu theksoi rëndësinë e përkushtimit të rinisë ndaj arsimit dhe ndërgjegjësimit për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

Tema e sotme ishte “Aktivizmi dhe Vullnetarizmi & Soft Skills” me ligjëruesin tonë, Fatlind Azizi. Ligjërimi u nda në dy pjesë:

Në pjesën e parë, Fatlindi foli për llojin e aktivizmit dhe vullnetarizmit, duke shpjeguar dallimet midis tyre dhe çfarë duhet të kemi parasysh gjatë angazhimit tonë në shoqëri.

Në pjesën e dytë, u zhvillua një diskutim i ngrohtë dhe interaktiv, ku të gjithë pjesëmarrësit u inkurajuan të ndanin përvojat e tyre dhe të njihnin njëri-tjetrin. Fatlindi gjithashtu shpjegoi për “Soft Skills” dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin personal dhe profesional.

Kësaj radhe, kemi pasur një mundësi të shkëlqyer për të mësuar dhe për të përmirësuar aftësitë tona në një mjedis frymëzues dhe inkurajues.

Faleminderojmë ligjëruesin z. Azizi dhe presim me padurim për shumë aventura dhe mësime të reja në shtatë javët e ardhshme!

Preshevë,
04.05.2024

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.