Unioni Demokratik Shqiptar ka dorëzuar listën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor për zgjedhjet lokale në Preshevë, që pritet të mbahen më 2 qershor.
Me gjithsej 515 nënshkrime përkrahëse për 13 kandidatët për këshillëtarë në Kuvendin e Komunës së Preshevës, UDSH nëse çertifikohet do të garojë me numrin 2 në zgjedhjet lokale për Komunë të Preshevës më 2 qershor.