Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ditë më parë raportoi në parlamentin e Serbisë për planin franko-gjerman dhe dialogun me Kosovën.

Vucic në përfundim të seancës theksoi se Serbinë e presin ditë të vështira

“Duhet të flasim, të kërkojmë zgjidhje, të gëlltisim, të heshtim, pa rrezikuar interesat jetike, por të jemi të hapur për kompromis”, tha ai.

Por, në një komunikatë të cilën Qeveria e Serbisë e ka publikuar në uebfaqen zyrtare, Kosovës i referohet Republika Kosovës, gjë e cila nuk ka ndodhur më herët nga zyrtarët serbë, apo nga vetë Qeveria.

“Pika 2: Këmbëngulja në formimin e Asociacionit, i cili duhet të jetë kornizë ligjore dhe fizike për të drejtat e popullit tonë dhe organizimin e tyre në Republikën e Kosovës, me mbështetjen e Serbisë, të cilën askush nuk duhet ta pengojë”, thuhet në komunikatë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.