Sot radhën e diskutimit në parlament e shfrytzoi edhe deputeti i vetëm shqiptarë, Shaip Kamberi.
Kamberi në diskutimin e tij deklaroi se “më në fund shpresoj që do ta pranoni realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.
Kamberi gjithashtu kritikoi presidentin e Serbisë Vuçiq për cenimin e vazhdueshëm të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe deklaroi se shpreson që të drejtat që Serbia i kërkon për serbët e Kosovës ti aplikojë në Luginë të Preshevës për shqiptarët.
Fjalimi i Kamberit ka nervozuar Vuçiqin i cili ju drejtua me tone kërcënuese deputetit shqiptarë
“Të njoh mirë, ti je si Albin Kurti, atë e ke shef, je megafon i Kurtit” ka deklaruar Vuçiq.
“Unë dua kompromis me shqiptarët, por këto trikat e tua që mundoheni të barazoni të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Serbi është një trik i dështuar i juaji. Ju njoh mirë juve politikanëve shqiptar në serbi, e di secili nga ju për kend punoni, ti e ke shef Albin Kurtin” ka vazhduar Vuçiq replikën ndaj Shaip Kamberit
Vuçiq nuk është ndalur me kaq, ka akuzuar Kamberin se në takime me ambasadorët e shteteve perëndimore Serbinë e quan shtet gjenocidal.
“Kamberi nuk e ka quajtur Serbinë vetëm gjenocidale por edhe fashiste edhe pse po kjo Serbi ju ushqen, ju ndërton hekurudha e investon në jug të Serbisë. Kamberi e llogaritë Kosovën shtet amë, por ne prap se prap do mundohemi të investojmë në Bujanoc dhe në Preshevë, por ëndërrat se nuk keni të drejta sikur serbët në Kosovë duhet t’i harroni dhe këtë ja kam thënë edhe liderit tënd (Kurtit). Ne nuk jemi duke ja sulmuar fëmijët në ditë feste sikur që sulmohen fëmijët serb në Kosovë
Në fund, Vuçiq nuk ka mundur edhe pa kërcënuar.
“Po ju tërheq vërejtjen që as mendja mos të ju shkon të veproni sikur keni vepruar në vitin 2001 (lufta e Uçpmb-së). Vazhdo ta quash Serbinë shtet gjenocidal dhe fashist por po ju lutem mos e bëni atë gabim të veproni sikur dikur. Harroni ëndërrat që janë të rrezikshme për neve por që do të jenë të rrezikshme edhe për juve shqiptarëve” ka përfunduar Vuçiqi