Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Qazimi: Sot isha në takim në zyrët e KNSH me ministrinë e pakicave të Serbisë

Kandidati i APN-së për kryetar të KNSH-së Levent Qazimi sot u takua me përfaqësues të ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave nga Republika e Serbisë, dhe në profilin e tijë në facebook deklaroi:

Me ftesë të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, dje isha në takimin e organizuar në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Përfaqësuesit e ministrisë në fjalë më njoftuan për gjendjen e krijuar pas dështimit të krijimit të shumicës së re ne KNSh si dhe për procedurat ligjore të cilat do të duhej të ndiqen në vazhdimësi.
Me theks të veçantë kërkuan te dijnë qëndrimin e APN-së rreth pjesëmarrjes në Organin e Dhunshëm që do të vendoset këtyre ditëve nga Qeveria e Sërbisë.

Ripërsërita qëndrimin e subjektit tonë politik dhe qëndrimin tim personal, se ne nuk do të jemi pjesë e një organi të vendosur nga Qeveria e Sërbisë në një institucion shqiptar.

Është për keqardhje se në çfarë situate kanë ardhur shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk arritën të bashkohen vet, nuk arriti ti bashkojë OSBE-ja, nuk arriti ti bashkojë Qeveria e Kosovës dhe në fund po i bashkon Qeveria e Sërbisë përmes Organit të Dhunshëm që do të vendos në KNSh.

Dua t’i kujtoj opinionit se APN që nga dita e shpalljes së rezultateve ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me subjektet tjera për arritjen e një kompromisi, por në vazhdimësi kemi qenë të anashkaluar nga partitë tjera politike.

Tashmë dihen përgjegjësit që e shkaktuan këtë situatë dhe ata duhet të ndëshkohen nga qytetarët.

Tashmë Këshillin Kombëtar Shqiptar e dërguat në duart e Vullinit.

Ashtu deklaroi në profilin e tijë në facebook Levent Qazimi

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.