Skandal i rëndë ka ndodhur sot në komunën e Preshevës ku drejtoresha e shkollës fillore prof dr Ibrahim Kelmendi ka refuzuar që të presë në takim delegacionin nga Qeveria e Republikës së Kosovës i përbër nga Zv kryeministri dhe kryenegociatori në dialog me Serbinë z Besnik Bislimi, dhe ministrja e arsimit znj Arberie Nagavci, drejtoresha ka harruar që shkollat nuk duhet të marrin dhe zbatojnë urdhëra politik, sot ajo ose duhet të shkarkohet ose të jape dorëheqje.
Delegacioni nga Republika e Kosovës në agjendën e tyre kishin paraparë ta vizitojnë edhe Sh.F. Ibrahim Kelmendi për ti dhuruar nxënësve të kësaj shkolle libra falas të finansuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Delegacioni i kabinetit Kurti ka refuzuar të ketë takim me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin