Thursday, September 19, 2024
spot_img

Latest Posts

Ardita Sinani:Shqiprim Arifi nuk përfaqëson atë që mendojnë shqiptarët e Preshevës

Në një situatë tepër të vështirë socio-ekonomike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përveç tjerash, ashtu edhe siç ka qenë historikisht traditë, zgjidhja përveç se brenda për brenda mundësive tona, ka qenë çdo herë bashkëpunimi e bashkkoordinimi me institucionet në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.

Që nga kontrabandimi i pushtetit, stërkeqja në udhëheqjen komunale në Preshevë ka shkuar vetëm duke u përshkallëzuar.

Ajo që është më e keqja, që nga pluralizmi politik në Luginë të Preshevës, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të keqe përfaqësimi i komunës së Preshevës në rajon e më gjerë. Por, ajo që më së shumti i brengos qytetarët e Komunës tonë në veçanti, e Luginës së Preshevës në përgjithësi, është raporti i pushtetit lokal në Preshevë me bartësit institucional në Shqipëri e Kosovë.

Në vazhdimësi, e sidomos nga prilli i këtij viti, kur Shqiprim Arifi e Sami Salihu, nuk ishin të qasshëm e as të gatshëm të takohen qoftë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, e as me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtin.

Madje në seancën e kontrabandimit të pushtetit lokal, që të dy, Arifi e Salihu me mburrje deklaronin që “nuk kanë pse përzihen në punët e brendshme të komunës së Preshevës Shqipëria e Kosova”. Ishin të vetmit, pra, Shqiprim Arifi e Sami Salihu, që munguan në takimin konsultativ që kryeministri Kurti kishte organizuar me të gjitë liderët e partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës.

E sot, të njejtit që përjashtuan Shqipërinë e Kosovën nga çdo proces në Luginë, sot ankohen për, sipas tyre mos interesim për Luginën e Preshevës.

Ishte e tmerrshme, të dëgjoje intervistën e dhënë për një portal në Kosovë të Shqiprim Arifit. Vrerë, mllef e ofendime ndaj dy qeverive, si asaj të Shqipërisë po edhe asaj të Kosovës.

E neveritshme gjuha e përdorur në veçanti ndaj kryeministrit Kurti, për gjoja tentim për influencë në çështje të brendshme tek parti të caktuara në Preshevë.

Ajo që për 11 muaj sa ushtrova detyrën e kryetares së komunës, ishte realisht thellim i bashkëpunimit si asnjëherë më parë me Shqipërinë e Kosovën, sipas Shqiprim Arifit është kontrollë politik. Sepse Shqiprim Arifi, gjatë intervistës së djeshme, mburrej duke thënë: “mua nuk mund të më kontrollojnë lehtë”, duke aluduar në kryeministrat Rama e Kurti.

Sepse sipas Arifit, unë qenkam e pëlqyera e dy qeverive shqiptare, dhe rrjedhimisht edhe më lehtë e kontrollueshme.

Edhe sikur të ishin të sakta këto pretendime të Shqiprim Arifit, unë, e para do të ndihesha shumë rehat po të isha e pëlqyera e qeverive shqiptare kundrejt zarfeve të qeverisë serbe. E do të ndihesha edhe krenare, të isha e kontrollueshme nga qeveritë shqiptare kundrejt kontrollit nga interesat e politikës e para politikës në Beograd e Surdulicë.

E indinjuar thellë, me atë çfarë dje iu servua qytetarëve të Republikës së Kosovës, e shqiptarëve gjithandej, meqë portali në fjalë ka një shikueshmëri të lartë, unë së pari kërkoj nga të gjitha mediat me influencë, që mundësisht për qëndrime politike mos të merren qëndrimet e njerëzve me mendësi të mbrapshtë.

Sepse pikërisht qëndrime të tilla siç është ky i pushtetit lokal që udhëheq me komunën e Preshevës e ka izoluar si asnjëherë më parë vendin tonë në raport me Shqipërinë e Kosovën.

Dhe më kryesorja, duke iu kërkuar falje së pari kryeministrave, z. Edi Rama e z. Albin Kurti, poashtu kërkoj nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që qëndrimet e Shqiprim Arifit mos t’i marrin si qëndrime të qytetarëve të Preshevës.

Edhe pse me Statut, kryetari i Komunës, fatkeqësisht përfaqëson Preshevën brenda dhe jashtë teritorit të saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.