Saturday, November 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë në takim ‘tête-à-tête”

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në zyrën e tij Presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Ai të sotmen e pati vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, prej kur u zgjodh në krye të shtetit.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti me Begajn patën takim kokë-më-kokë, para takimit me delegacionet.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj. Para takimit së bashku me delegacionet, kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj zhvilluan një takim tête-à-tête”.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës që vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës presidenti Begaj e realizoi në Kosovë”.

Ai e përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona”, thotë më tej kumtesa e Kryeministrisë.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se Begaj i dha mbështetje Kurtit për vendimin për reciprocitet në targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia. 

“Po ashtu, shprehu mbështetjen për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese, dhe e përgëzoi kryeministrin për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth zhvillimeve të 31 korrikut. Presidenti Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.