Çfarë po ndodh në malin e Corroticës?
Ndezja e zjarrit dhe djegia e qëllimshme e pyjeve, arave dhe hapësirave të tjera rrezikon qytetarët dhe shëndetin e tyre, pasi tymi është jashtëzakonisht i dëmshëm. Po ashtu, djegia dhe prerja e pyjeve shkaktojnë erozion si dhe i kontribuojnë problematikës së ngrohjes globale. Andaj, assesi mos u bëni shkatar të ndotjes dhe dëmtimit të natyrës.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e menjëhershëm të kësaj dukurie negative dhe në asnjë mënyrë të mos arsyetohen vetëm me shuarjen e zjarrit si zgjidhje për këtë situatë alarmante.