Kryetari i ADSH-së z Armend Aliu së bashku me bashkëthemeluesin dhe antarin e këshillit inicues z Aziz Aziri, takuan një aktiviste nga Bujanoci në Diasporë, e cila është shumë aktive në politikën e Landit Bavarez.
Postimi nga ADSH:
Shumë familje shqiptare nga Lugina e Preshevës për shkak të rrethanave të imponuara u detyruan të largohen nga vendi, edhe familja Musliu nga Konçuli që i dha shumë kombit shqiptar është një nga familjet e shumta që pati fatin e tillë.
Krenari dhe kënaqësi që sot bashkë me Azizin patëm mundësinë të takohemi me një nga pasardhëset e kësaj familje, znjsh. Lendita Musliu nga Konçuli.
Lendita, ekonomiste, juriste dhe farmaciste e diplomuar, në Gjermani, saktësisht në Mynih, përveç profesionit në fushën e financave, është edhe politikisht shumë aktive.
Është marrë me aktivitet politik që nga mosha e re, dhe me intenzitet të lartë të punës është marrë me zgjidhjen e problemeve të komunitetit të cilin e përfaqëson atje ku jeton por pa anashkaluar kurr edhe problemet e shqiptarëve në Ballkan.
Këtë vit Lendita ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në Parlamentin e Bavarisë, dhe garon me Partinë e Gjelbërtve.
Personalisht, por edhe në emër të Alternativës Demokratike Shqiptare i urojmë suksese në kandidim.
U zotuam se do të vazhdojmë kontaktet dhe njëkohësisht e njoftuam që do të jemi në dispozicion për çdo lloj informacioni që mund ti ndihmojë asaj në avokimim e çështjeve të ndryshme të shqiptarëve të Luginës me theks tek pasivizimi i adresave.