Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet në Serbi, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë dhe të bëhen aktivë.
“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”, shkruan ajo.
Postimi i saj i plotë:
Aktivizim kundër pasivizimit.
Sot është dita.
Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.
Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.
Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.
Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.
Votoni.