Rinor Nuhiu nga Presheva është emëruar Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, kështu ai ka shkruar vet në Facebook. “Kam nderin e veçantë të ju njoftoj se në fillim të muajit jam emëruar Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu.
I jam falenderues Presidentes Osmani për besimin e dhënë në këtë rrugëtim të ri e shumë të rëndësishëm, i cili jetëson dëshirën time si një i ri preshevar, jo vetëm për t’i shërbyer Kosovës, por edhe të qenit i përqafuar si bir i saj”, thuhet mes tjerash në postimin e Rinor Nuhiut.
Ai ka shkruar gjithashtu se shfrytëzoj rastin që të përsëris falenderimin tim të përzemërt kolegëve të mi në USAID, Chemonics dhe NCSC për përgatitjen profesionale dhe të gjitha mundësitë e dhëna tash e katër vite.